Haxhiu priti kongresistët amerikanë në Presidencë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu priti kongresistët amerikanë në Presidencë
Haxhiu, kongresistet 27 maj 26
27/05/2026 - 12:01
Linku u kopjua

U.d. së presidentes të Kosovës, Albulena Haxhiu priti sot në takim dy kongresistët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self dhe Suhas Subramanyam, raporton KosovaPress.

Pas takimit nuk pati prononcim për media.

Delegacioni amerikan do të takohet të mërkurën edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Self dhe Subramanyam kanë qëndruar edhe në Serbi, ndërsa kanë vizituar edhe Luginën e Preshevës.

Atje, kongresisti Keith Self theksoi se ekzistojnë probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë, ndërkohë, kongresisti demokrat Suhas Subramanyam ngriti çështjen e pabarazive në arsim dhe zhvillim që prekin shqiptarët në Luginën e Preshevës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026