Dy kongresistët amerikanë, republikani Keith Self dhe demokrati Suhas Subramanyam, ndodhen në Serbi, ku do ta vizitojnë edhe Luginën e Preshevës, të banuar me shumicë shqiptare.
Ata u pritën në Beograd më 25 maj nga sekretarja e Shtetit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Nevena Jovanoviq.
Ndërsa, një takim i tyre i paraparë me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, në Beograd më 25 maj, u anulua pasdite.
Parlamenti serb nuk i dha Radios Evropa e Lirë ndonjë arsye për anulimin e vizitës. Ambasada e SHBA-së në Serbi nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi arsyet pse takimi nuk u mbajt.Kryetarja e kësaj komune në jug të Serbisë, Ardita Sinani, shkroi në profilin e saj në Facebook se “Presheva mirëpret delegacionin e Kongresit amerikan”.
“Një moment historik për Luginën”, sipas saj.
Ajo shtoi se gjithashtu do të shtjellohet edhe nevoja e zbatimit të qëndrueshëm të marrëveshjeve të arritura më herët, të cilat kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve në këtë rajon, si dhe çështja e bllokimit të mjeteve financiare të autoriteteve kosovare për mbështetjen e popullsisë shqiptare në Luginë.
Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës dhe shteti i Serbisë kanë arritur tri marrëveshje, në vitet 2001, 2007 dhe 2013, të cilat parashikojnë mbrojtjen e të drejtave dhe integrimin e pakicës shqiptare, por këto marrëveshje nuk janë zbatuar.
Integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore është pjesë e obligimeve të Serbisë në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, në vitin 2022.
Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës - që përfshin Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin - konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh.
Atje diskutuan për “mënyrat për të forcuar partneritetin dypalësh dhe për të mbështetur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.
Përmes një postimi në platformën X, Ambasada amerikane në Sarajevë nënvizoi se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës.Dy kongresistët u takuan me zëvendëspërfaqësuesin e parë të lartë, Louis Crishock, “për të diskutuar situatën politike në Bosnje dhe Hercegovinë”.
Delegacioni i kongresistëve amerikanë pritet të qëndrojë në Kosovë të martën.
Në fund të prillit, Self, bashkë me kolegët e tij, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, propozuan një rezolutë që synon ta shtyjë përpara rrugën e Kosovës drejt NATO-s.