Haxhiu thërret seancën më 6 gusht, thotë se takimi Kurti – Abdixhiku/Osmani ishte “më ndryshe”
1-First
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu thërret seancën më 6 gusht, thotë se takimi Kurti – Abdixhiku/Osmani ishte “më ndryshe”
haxhiu_seanca 6 gusht
24/07/2026 - 12:43
Linku u kopjua

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht. Kështu ka bërë të ditur ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në konferencën e sotme për media.

Ajo i bëri thirrje partive parlamentare që të arrijnë një marrëveshje për formimin e të gjitha institucioneve, derisa shtoi se pret që ditëve në vijim do të intensifikohet komunikimi për këtë gjë.

“Sot kam vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht, në orën 10:00, ditën e enjte. Deri atëherë mbetet detyrim politik dhe institucional i subjekteve parlamentare të vazhdojnë dialogun. Dialogun ndërmjet tyre askush nuk duhet ta shohë si një shenjë dobësie, por si dëshmi të përgjegjësisë demokratike. Në një demokraci parlamentare përgjegjësia për ndërtimin e institucioneve nuk është ekskluzivitet i dikujt, por i takon të gjithëve”, tha ajo

Haxhiu tregoi edhe arsyet se pse nuk e ka thirrur deri tani seancën konstituive të Kuvendit.

“Duke qenë se ende nuk ekziston një dakordim politik për çështjen e presidentit, kam vendosur që menjëherë pas certifikimit të mos e thërras me ngut seancën konstituive, por të shfrytëzoj afatin që lejon Kushtetuta për t’u krijuar partive politike hapësirën e nevojshme për dialog dhe ndërtimin e një konsensusi”, shtoi ajo.

Haxhiu foli edhe për mungesën e takimeve politike ndërmjet partive, teksa theksoi se po pritet tërheqja e vendimit të LDK-së për pezullim të negociatave.

Sipas saj, takimi i parë i kreyetarit të Vvetëvendosjes, Albin Kurti me Lumir Abdixhikun dhe Vjosa Osmanin, ka qenë më ndryshe sesa takimet e kaluara sa i përket çështjes së presidentit.

Sipas saj, LVV-ja nuk është e interesuar për zgjedhje të reja, andaj u bëri thirrje partive parlamentare që të arrijnë një zgjidhje për çështjen e presidentit.

Ajo nënvizoi se LVV-ja i ka numrat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë.

“Spekulimeve që po planifikojnë një raund të ri zgjedhor unë do t’i përgjigjesha me ftesën e tyre për takime serioze dhe për diskutime se si të tejkalojmë situatën aktuale. Është e vërtetë se LVV-ja i ka numrat për Kuvend dhe Qeveri. Por mos i harroni akuzat që na bënin partitë politike në të kaluarën se pse u ngutët me konstituim dhe qeveri. Kjo ka qenë arsyeja që kam konsideruar se nëse ngutemi thonë pse u ngute, nëse nuk ngutem pse nuk u ngute. Asnjëherë nuk u bie taman”, shtoi ajo.

Haxhiu nuk tregoi nëse ajo personalisht do të jetë kandidate e LVV për kryetare të Kuvendit.

“Sa i përket asaj se a do të jem unë kandidate për kryetare të Kuvendit, kjo i takon fituesit...”, deklaroi ajo. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026