Arrestohen Radojeviq dhe Zaporozhac, Lista Serbe proteston te policia
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestohen Radojeviq dhe Zaporozhac, Lista Serbe proteston te policia
arrestimifoto
05/06/2026 - 11:39
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, së bashku me zyrtarë dhe aktivistë të Listës Serbe, kanë dëmtuar gjatë ditës së sotme instalacionin “I Love Mitrovica”, i vendosur në rrethrrotullimin në pjesën veriore të qytetit.

Veprimi i tyre u ndalua nga Policia e Kosovës, e cila shoqëroi në stacion policor Radojeviqin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Ivan Zaporozhac.

Kjo, pasi këta të dy, së bashku me Radojeviqin dhe ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Nemanja Bishevac, e spërkatën me ngjyrë të kuqe zemrën e gjelbër obeliskun “I Love Mitrovica”.

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut, në fund të muajit maj, kishte miratuar një propozim për largimin e këtij instalacioni. Megjithatë, shenja vazhdon të qëndrojë në lokacionin aktual, pasi komuna ende nuk ka marrë miratimin e nevojshëm nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për ekzekutimin e vendimit.

Pas ndërhyrjes së policisë dhe tensioneve të krijuara në vendngjarje, Radojeviq dhe Zaporozhac janë shoqëruar në stacion policor.
Ndërkohë, para stacionit policor në Mitrovicën e Veriut janë mbledhur zyrtarë të Listës Serbe, përfshirë kryetarin e kësaj partie, Zllatan Elek, si dhe përfaqësues të tjerë partiakë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026