Konfiskohen cigare elektronike në Merdare në vlerë 10 mijë euro
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Konfiskohen cigare elektronike në Merdare në vlerë 10 mijë euro
662967654_1372551754907952_6006613701950578750_n
04/04/2026 - 10:34
Linku u kopjua

Dogana e Kosovës ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara në Pikëkalimin Kufitar në Merdare. Bëhet fjalë për tri pako me cigare elektronike, një sasi prej 500 copë, me vlerë rreth 10 mijë euro.

Sipas njoftimit , gjatë kontrollit fillestar është paraqitur një autobus i linjës ndërkombëtare. Pas pyetjes së zyrtarëve doganorë nëse kishte mallra për deklarim, drejtuesi i automjetit ka deklaruar se nuk posedonte asgjë për të raportuar.

“ Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, automjeti është selektuar për kontroll të vijës së dytë dhe është dërguar në hapësirat e kontrollit të detajuar. Gjatë këtij kontrolli, në pjesën e motorit si dhe në hapësirën e tualetit, është zbuluar mall i fshehur. Janë evidentuar tri pako me cigare elektronike, në sasi prej 500 copë, me vlerë të përafërt rreth 10,000.00 euro.”-thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore, duke ndaluar përkohësisht mallin deri në përfundimin e procedurave administrative.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026