Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka kritikuar nivelin qendror, në këtë rast Qeverinë e Kosovës se i janë bllokuar kësaj komune llogaritë bankare.
Për këtë ka reaguar ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili këtë kritikë e ka quajtur ‘dezinformatë’.
“Sot zyrtarisht jemi njoftuar nga institucionet e nivelit qendror, që na kanë bllokuar qasjet për të gjithë zyrtarët financiarë për ne si Komunë e Suharekës, deri sa të procedohen vendimet gjyqësore/përmbarimore. Ky bllokim ka ndodhur si pasojë e kontratës kolektive. Kjo situatë siç është paralajmëruar edhe nga Asociacioni i Komunave, do të vazhdoj edhe në komunat tjera, nëse nuk merren masa të menjëhershme, si pasojë e kontratës kolektive. Ne kemi obligime financiare për projektet që i kemi planifikuar, dhe nuk duhet të mbesim peng i një marrëveshje të cilën duhet t’a zbatoj Qeveria e Kosovës, e ku pasojat tashmë po i bartim ne si komuna”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.