OTU ndan një donacion për shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”
Lajme
Lexohet për: 1 min.
otu
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Organizata Turistike e Ulqinit (OTU) ka dhuruar një donacion për Shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”. Kjo organizatë ka ndarë një sasi me mandarina 800 kilogram.

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” kanë falënderuar Organizatën Turistike të Ulqinit, “Bamirës, Zoti ju shpërbleftë”.

Organizata turistike e Komunës së Ulqinit ka dhuruar sot (e martë) një donacion të mandarinave, qendrës për pune sociale në shtëpinë e moshuarve dhe kuzhinës qendrore në Prishtinë.

Përveç Komunës së Prishtinës, organizata turistike e Ulqinit ka dhuruar donacion edhe në Komunën e Pejës dhe Deçanit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024