Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova kurrë nuk ka ‘peshuar’ më rëndë në aspektin ekonomik sesa në vitin 2024.
Kryeministri Kurti në një intervistë për KosovaPress duke komentuar deklaratat zyrtare të Bankës Botërore për varfëri dhe të ardhurat e ulëta për frymë, theksoi se Bruto Produkti Vendor për kokë banori ka shënuar rritje të madhe. Sipas tij për 50 për qind është rritur BPV në Kosovë krahasuar me vitin e parë parapandemik 2019.
Sipas Bankës Botërore, vendi mbetet prapa fqinjëve të saj me Bruto Produktin Vendor për kokë banori që arrin vetëm 5.889 euro.
“Kosova ka bërë hapa enerom të daljes nga varfëria. Shkaqet janë të dyllojshme sa i përket gjendjes së përgjithshme ekonomike në Kosovë. Në një është se ne jemi vend i dalë nga lufta...Ajo çfarë po ndodhë me qeverinë tonë është që nga ajo qasja centrifugale po kalojmë tek centripetale, është duke u grumbulluar pasuria e vendit tonë. Kosova kurrë nuk ka peshuar më rëndë ekonomikisht, por nëse shikon Bruto Produktin Vendor për kokë banori gjithashtu kemi rritje shumë të madhe. Për 50 për qind është rritur BPV në Kosovë krahasuar me vitin e parë parapandemik 2019”, thekson Kurti.
Sa i përket rritjes së çmimit të rrymës në vend, Kurti thekson se kjo ngritje ka ardhur si rezultat i importit të energjisë elektrike me çmime të ngritura.
“Borxhi i ulët publik më shumë tregon për një model i cili do të duhej të përdorej si shembull edhe nga të tjerët sesa të ishte brengë për vetë Kosovën. Ne kemi marrë borxh, por kemi marr borxh produktiv dhe të mençur. Nuk kemi marrë borxh për rritje pagash, nuk kemi marrë borxh nga dëshpërimi ku kamatat mund të ishin të lartë. Mund të duket e çuditshme, por sot ka raste kur ne paguajmë kama të kredive ndërkombëtare që janë më të ulëta se sa ato që i paguan motori i ekonomisë evropiane, Gjermania. Besoj se politikat e mençura që kemi bërë në qasje me institucionet financiare ndërkombëtare, Kosova sot ka borxhin publik vetëm 17 për qind të BPV”, theksoi ai.
“Eksporti është dyfishuar, e ka mbërri 1 miliard euro vitin që shkoi (2024), por në të njëjtën kohë ne kemi nevojë që bizneset tona t’i forcojmë edhe më tej, sepse nuk ka treg të mjaftueshëm në Kosovë për rritjen e tyre në ekonomi”, theksoi Kurti.
Intervistën e plotë mund ta gjeni në linkun më poshtë: