Komisioni për Buxhet ka aprovuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar të Kosovës. Ky projektligj mori 6 vota për, dy kundër dhe një abstenim.
Kundër kësaj marrëveshje votuan deputetët e PDK-së, Kujtim Gashi dhe Mërgim Lushtaku.
Ai përmendi katër projekte të rëndësishme që i parasheh ky projekt, përfshirë integrimin e Kosovës në SERA.
“Marrëveshja parasheh themelimin dhe financimin e kapitalit fillestar të Bankës Zhvillimore një projekt tepër i rëndësishëm dhe prioritet për qeverinë tonë, gjithashtu parasheh shtimin e kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore për dritare të reja shtesë që të përmirësohet qasja në financim për ndërmarrjet e vogla mikro, të vogla dhe të mesme. Marrëveshja parasheh edhe mbështetje e Fondit për sigurim të depozitave në ndryshim të kornizës ligjore po ashtu edhe me shtimin e kapitalit shtesë në mënyrë që depozita në bankat e Kosovë niveli të ngritët nga 5 mijë euro aktualisht që është i depozitave të siguruara në 10 mijë euro. Komponenta e katërt kyçe ka të bëjë me integrimin e Kosovës në SERA që nënkupton kosto të transfereve tepër më të ulëta sesa këto që janë aktualisht... Shuma totale e marrëveshje është 49.3 milionë euro dhe periudha e kthimit për 35 milionë euro për komponentën A është 5 vite grejs periudhë dhe 25 vite kthim. Për kompenntën B është 14 milionë euro dhe 5 vite grejs periudhë dhe 5 vite kthim”, tha ai.“Ne mendojmë se Kosova nuk ka nevojë ta marr një borxh të tillë një kredi për asistencë teknike për të cilën jemi të bindur që mund të mbulohet nga vetë ju për shkak se buxheti e mundëson një gjë të tillë duke pas parasysh shumë marrëveshje dhe shumë kredi”, tha ai.
Edhe anëtari i Komisionit për Buxhet nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa u interesua të di më shumë për dallimin mes Bankës Zhvillimore dhe Fondi për Garanci Kreditore.
E, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa qysh në fillim të mbledhjes të këtij Komisioni kërkoi që në rend dite të shtohet edhe çështja e rritjes së çmimeve të produkteve përfshirë ato të naftës dhe energjisë.
E kryetari i Komisionit për Buxhet, Enver Haliti tha se për këto pika tashmë LDK ka ftuar një seancë të jashtëzakonshme ditën e premte dhe temë diskutimi janë pikat që kërkoi të diskutohen nga deputeti, Mustafa.
Në rend dite të Komisionit për Buxhet janë edhe Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-016 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të bazuar në Politika, Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-017 për ratifikimin e marrëveshjen së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW, Frankfurt Main, për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika në sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën, Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-018 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin ”Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”./B.Ibishi/