Komisioni për Buxhet mbështet tri marrëveshje për kredi
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Komisioni për Buxhet mbështet tri marrëveshje për kredi
Hekuran Murati 1
01/04/2026 - 13:33
Linku u kopjua

Komisioni për Buxhet në mbledhjen e sotme iu ka dhënë dritën e gjelbër edhe tri marrëveshjeve të rëndësishme kreditore të cilat kanë ndikim në përmirësimin e sektorit energjetik dhe atë blerjen e skanerëve për pikat kufitare.

Me 9 vota për u mbështet projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të bazuar në Politika.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se kjo marrëveshje synon të përshpejtojë tranzicionin e Kosovës drejt energjisë së gjelbër në harmoni me aktin e BE-së.

“ Kjo është një marrëveshje në shumë në shumë prej 80 milionë ngjashëm si ajo me KFW që është 80 milionë që synojmë rritjen e mbështetjes së Kosovës  si vazhdimësi e asaj që kemi planin e rritjes së BE janë dy shtetet kryesore të BE  Gjermani dhe Franca që kanë vendosur të na mbështesin si zgjerim i planit të rritjes që e kemi 882 milionë euro. Në këtë rast i kemi dy marrëveshje prej dy shteteve me nga 10% secila që bëjnë në tërësi 160 milionë euro. Synimi këtu është që në kuadër të reformave në planin e rritjes të ketë thellim në reformat e mëtutjshme sa i përket sektorit energjisë“, tha ai.

Me vota unanime për,  Komisioni për Buxhet  i dha mbështetje edhe  Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjen së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW, Frankfurt am Main, për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika në sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën në vlerë 80 milionë euro dhe përmes saj  synohet reformat në sektorin energjisë.

Mbështetje absolute anëtarët e Komisionit për Buxhet i dhanë  edhe projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin ”Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

Murati deklaroi se kjo marrëveshje synon rritjen e cilësisë së operimeve sa i përket tregtisë së mallrave dhe infrastrukturës përkatëse.

“Rregullimi i korridoreve dhe efikasiteti në pikat kalimet kufitare  këto duhet të rindërtohen  edhe pikat kufitare në mënyrë që të plotësojnë standardet e BE ka nevojë për investim kapital dhe digjitalizimi i proceseve që të lehtësohet qarkullimit të bëhet  lajmërimi apo prezantimi i mallrave edhe para arritjes dhe parashihet blerja e instrumenteve siç është skanerët një e kemi donacion nga shteti amerikan, por ideja është që të blihen skanerë shtesë e njëra komponentë blerja e skanerëve për pikat tjera kufitare siç e kemi parë investimet në ta ka kthim tejet të madh sepse vetëm në 2 muajt e parë janë zënë vlera të mallrave apo parave të deklaruara“, tha ai. /B.Ibishi/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026