Komisioneri i Major League Soccer (MLS), Don Garber, ka vlerësuar ndikimin e jashtëzakonshëm të Lionel Messit në futbollin amerikan, duke e cilësuar praninë e yllit argjentinas në ligë si një ëndërr të bërë realitet.
Messi pritet t’i rikthehet Inter Miamit menjëherë pas finales së Kupës së Botës 2026, pasi udhëhoqi Argjentinën drejt finales me një tjetër paraqitje mbresëlënëse, ku regjistroi dy asistime në fitoren ndaj Anglisë në gjysmëfinale.
“Askush prej nesh në ligë nuk e kuptonte plotësisht se çfarë përfaqësonte Messi kur luante te Barcelona, përveçse si tifozë. Fakti që ai mund të vendosë një ndeshje në skenën më të madhe të futbollit, të luajë në finalen e Kupës së Botës dhe më pas të rikthehet duke veshur fanellën e një klubi të MLS-së është diçka që nuk e kisha ëndërruar kurrë,” deklaroi Garber.
Komisioneri i MLS-së theksoi se Kupa e Botës 2026, e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, do të shërbejë si pikënisje për një fazë të re të zhvillimit të futbollit amerikan. Sipas tij, interesimi i shtuar për këtë sport do të ndikojë drejtpërdrejt te brezat e rinj.“Kupa e Botës ndihmon që gjithnjë e më shumë fëmijë amerikanë ta shijojnë futbollin dhe të duan të luajnë. Shpresojmë të ofrojmë një spektakël në stadiume që do t’i frymëzojë ata të merren me këtë sport,” tha Griezmann.