Leao kërkon largimin nga Milani, synon Premier ligën
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Leao kërkon largimin nga Milani, synon Premier ligën
New Project - 2026-05-31T144803.116
31/05/2026 - 16:49
Linku u kopjua

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, ka vendosur të largohet nga San Siro gjatë verës për të nisur një sfidë të re.

Sipas platformës OneFootball, portugezi ka refuzuar mundësitë për të kaluar në Arabinë Saudite apo në Turqi (te Galatasaray dhe Fenerbahce), pasi synimi i tij i vetëm është një ligë elitare.

"Ai është i prirur për një kalim në Premier Ligë – veçanërisht te Manchester United," shkruan La Gazzetta dello Sport, duke shtuar se lojtari e ka përshkruar veten si një tifoz i "Djajve të Kuq".

Ndonëse interesim ka edhe nga Barcelona, asnjë ofertë zyrtare nuk është rreshtuar ende në tavolinë.

Milani kërkon rreth 60 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa agjenti i tij, Jorge Mendes, ka nisur punën për të gjetur marrëveshjen e duhur me klubet e mëdha si United, Barça, PSG apo Manchester City.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026