Knicks fitojnë ndeshjen e pamundur ndaj Cavaliers, ishin minus 22 pikë, 8 minuta para fundit
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Knicks fitojnë ndeshjen e pamundur ndaj Cavaliers, ishin minus 22 pikë, 8 minuta para fundit
knicks
20/05/2026 - 18:32
Linku u kopjua

Cleveland Cavaliers dhe fansat e tyre, ata pak në sallë dhe tjerët kahdo tjetër që ishin, menduan se loja e parë e finales së konferencës Lindore të NBA, kundër New Jork Knicks u fitua.

Dhe për këtë kishin arsye të forta.

7 minuta e 52 sekonda para se të kryhej loja, Cavs po udhëhiqnin me 22 pikë, 93 me 71, midis New Yorku.

Kjo diferencë zor se anulohet, në një finale të NBA.

Por, Jalen Brunson i Knicks nuk po mendonte kështu. Për sherrin e ekipit nga Ohio, organizatori u njujorkezëve u ndez, duke udhëhequr një nga rikthimet më të mëdha në historinë e fazës “playoff” të NBA-së.

Falë lojës së tij, Knicks përmbysi disavantazhin prej 22 pikësh në çerekun e katërt dhe fitoi ndeshjen ndaj Cleveland Cavaliers me rezultatin 115:104 pas vazhdimeve.

Brunson i “rrasi’ 38 pikë në koshin kundërshtar.

Në fakt, ai nxiti një seri prej 18:1 në çerekun e katërt, që e riktheu ekipin e tij në lojë, ndërsa barazoi rezultatin në 101:101, kur kishin mbetur edhe 19 sekonda të kohës së rregullt.

Brunson tha se mesazhi për ekipin, në momentet e disfatës së thellë, ishte që të gjithë të luftonin deri në fund për të marrë momentum për ndeshjen e dytë, edhe nëse do ta humbnin të parën.

“Vetëm vazhdoni të luftoni. Vazhdoni ta zvogëloni epërsinë. Nuk do t’i rikthejmë të gjitha me një posedim”, tha ai, transmeton AP, përcjellë KosovaPress.

Knicks e nisën vazhdimin me një seri 9:0, ndërsa tifozët në “Madison Square Garden”, e njohur ndryshe edhe si “Meka e basketbollit”, shpërthyen në festë. Nee York është vetëm tri fitore larg finales së parë të NBA-së që nga viti 1999.

Qendra e Knicks Karl-Anthony Toëns tha se mbrojtja ishte çelësi i rikthimit.

“Mbrojtja jonë ka qenë speciale gjatë këtij ‘playoff’-i dhe kjo u pa në çerekun e katërt dhe në vazhdime. Kjo na solli këtu me fitore ndaj një ekipi shumë të fortë”, deklaroi ai.

Trajneri i Cavaliers e pranoi se nikoqirët bënë mrekulli më çerekun e katërt.

“Luajtëm basketboll shumë të mirë për tri çerekë. Fatkeqësisht, në çerekun e katërt ata na dominuan”, tha Kenny Atkinson.

“Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë. Por ndodhi. Luajmë sërish pas dy ditësh dhe nuk mund ta lejojmë që kjo humbje të na shkatërrojë momentumin”, tha Donovan Mitchell I Cavaliers.

Ky ishte rikthimi më i madh në çerekun e katërt në “playoff” në 30 vitet e fundit, pas përmbysjes së Clippers nga 24 pikë disavantazh ndaj Memphisit në vitin 2012.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026