Daut Haradinaj kujton Ilaz Kodrën: Drenica, krenare me sakrificën e pashembullt për liri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Daut Haradinaj kujton Ilaz Kodrën: Drenica, krenare me sakrificën e pashembullt për liri
Daut Haradinaj Foto Jassir Zeqiri (3)
30/04/2026 - 13:39
Linku u kopjua

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka përkujtuar sot komandantin Ilaz Kodra dhe luftëtarët e rënë në betejat e Drenicës, duke e cilësuar këtë datë si ditën më të përgjakshme dhe më të dhimbshme në historinë e luftës çlirimtare.

Haradinaj ka thënë se luftëtari dhe themeluesi i UÇK-së, Ilaz Kodra, u priu deri në vetëflijim qindra luftëtarëve të Drenicës për ta ndalur makinerinë vrastare serbe. Sipas tij, gjatë përballjes heroike ra komandanti i shumë betejave bashkë me 48 luftëtarë, ndërsa pati edhe shumë të plagosur.

Ai ka theksuar se ushtria serbe, në hakmarrje për humbjet, vrau dhe masakroi 280 martirë të pafajshëm.

“Kjo ditë e zezë për kombin tonë nuk mund të kalojë dhe kurrë nuk mund të harrohet deri sa të sillen para drejtësisë kriminelët gjakpirës serbë”, ka shkruar ai në Facebook.

Haradinaj shkroi se Drenica e përgjakur ndër shekuj duhet të ndihet krenare me sakrificën e pashembullt për ardhjen e lirisë, ndërsa komandant Ilazi dhe shokët e tij dëshmorë mbeten dëshmia më e mirë e rrugës së Kosovës drejt lirisë.

Haradinaj ka kritikuar edhe drejtësinë ndërkombëtare, duke thënë se bashkëluftëtarët e Ilaz Kodrës po gjykohen në emër të drejtësisë, ndërsa viktimat e masakruara ende nuk kanë parë drejtësi.

Në fund, ai ka thënë se është turp për ata që mbyllin sytë përballë kësaj të vërtete.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026