Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka drejtuar një varg akuzash ndaj kryetares së Gjykatës Speciale në Hagë, Ekaterina Trandafilova, duke thënë se ajo ka ndërtuar raport klientelist me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, të ashtuquajturin Avokat i Popullit i DHS-ara dhe Avokatin e Popullit të Holandës për monitorimin e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria duke siguruar, në këtë mënyrë një mungesë të plotë të transparences dhe llogaridhënies.
Sipas KMDLNj-së, asnjëherë kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trandafilova nuk ka reaguar kundër shkeljes flagrante e parimit të prezumimit të pafajësisë nga kryeprokurori i ZPS –së që, pa filluar ende procesi gjyqësor dhe pa një vendim të gjykatës përkatëse, disa herë, publikisht ka deklaruar se Hashim Thaçi dhe të tjerët do të dënohen me burg të përjetshëm andaj, me këtë diversion moral dhe juridik e ka arsyetuar vendimin për paraburgim.
Reagim i KMDLNj – së:
VIZITA MASHTRUESE E MASHTRUESES EKATERINA TRANDAFILOVA NË KOSOVË!
Gjykata Speciale dhe kryetarja e saj thirren se janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës vetëm kur duan të krijojnë alibi për shkeljet e shumta të të drejtave të njeriut në ndërkohë që nuk i japin llogaridhënie asnjë institucioni në Kosovë, qoftë Kuvendit të Kosovës ku dhunshëm ishte votuar për themelimin e kësaj Gjykate e lëre më Ministrinë e Drejtësisë që nuk e bëjnë hesap fare përveç nëse duan ndonjë informatë që është në kundërshtim me ineteresat e Kosovës apo faturimi i shpenzimeve për viktimat, jo sipas legjislacionit në fuqi në Kosovë, por sipas standardeve të kësaj Gjykate. Është një kërkesë e turpshme dhe kërcënuese që ZPS –ë dhe Gjykata Speciale, në formë pyetësori i dërgon Ministrisë së Drejtësisë pikërisht për mënyrën e kompensimit të viktimave dhe, pas marrjes së përgjigjes, përsëri ka kërkuar sqarime sepse nuk është në përputhje me pritjet.
Ekaterina Karanfilova thotë se janë mbi 1 milionë faqe të materialeve për rastin e katër të akuzuarve të posteve më të larta institucionale në Kosovë, pa treguar se sa janë nga Serbia e që KMDLNj –ë mendon se shumica janë nga Serbia.
Në vërejtjet për fshehjen e provave shfajësuese për të akuzuarit , kryetarja vetëm thotë se ato duhet të dorëzohen , pa e saktësuar afatin e paraparë me Rregulloren e Punës.
Për vonesën e madhe të përkthimit të materialeve në gjuhën shqipe (disa vendime dhe aktgjykimet e kompletuara dorëzohen me muaj të tërë vonesë), kjo thotë se ato po përkthehen intensivisht.
Asgjë nuk thotë kur avokatët vendas trajtohen si punëtorë krahu nga kjo Gjykatë dhe se vizat hyrëse u lejohen vetëm në kohëzgjatje që maten me ditë që përmbajtësisht paraqet pengesë për përgatitjen e një mbrojtje efektive.
Me një arsyetim krejtësisht të pandershëm se gjykata nuk është njëetnike për faktin se kërkesat për njohje të statusit të viktimës janë të përkatësive etnike të ndryshme e mësheh faktin se të gjithë të paraburgosurit, të akuzuarit dhe sigurisht edhe të dënuarit janë shqiptarë, shtetas të Kosovës apo të vendeve tjera, gjithashtu shqiptarë. Sikur që të gjithë të ftuarit për intervistë janë shqiptarë.
Kryetarja e Gjykatës Speciale Raciste në Hagë, Ekaterina Trandafilova ka ndërtuar raport klientelist me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, të ashtuquajturin Avokat i Popullit i DHS-ara dhe Avokatin e Popullit të Holandës për monitorimin e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria duke siguruar, në këtë mënyrë një mungesë të plotë të transparences dhe llogaridhënies.
Nuk paraqet asnjë arsyetim pohimi se tre ( 3 ) dëshmitarë –viktima i janë nënshtruar trajtimit psikologjik kur, në të njëjtën kohë u mohohet e drejta dhjetra mijra - viktimave në Kosovë u mohohet e drejta elmentare e njeriut për t’u informuar dhe për të drejtën për drejtësi, vetëm se janë shqiptarë!
Kryetarja e Gjykatës Speciale në Hagë në mënyrë skajshmërisht të pandershme, moralisht dhe profesionalisht ka devijuar përgjegjësinë e Raportit të Dik Martit përkatësisht pjesës ku flitet për trafikim me qenie njerëzore dhe organe e që ka shërbyer si mjet kryesor presioni për formimin e kësaj Gjykate.
KMDLNj –ë, nuk është i kënaqur as me shërbimet shëndetësore që u ofrohen personave të privuar nga liria.
KMDLNj –ë ka kërkuar dhe kërkon nga institucionet e Kosovës që të kërkojnë një proces fer dhe të paanshëm që nuk kushtëzohet nga kërkesat e politikës ditore apo përkatësisë etnike. Kjo është detyrim i institucioneve e që, në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet si ndërhyrje në drejtësi!
Për të siguruar këto kushte për një gjykim të drejtë , të paanshëm dhe të pandikueshëm politikisht, KMDLNj –ë thërret organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ta monitorojnë tërë procesin e gjykimit që ende nuk ka filluar e që nuk e kanë bërë për proceset kundër Nasim Haradinaj, Hysni Gucati dhe Salih Mustafa.