Kjo është gjendja e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc
Biznes
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kjo është gjendja e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc
Batllavaa
08/07/2026 - 11:38
Linku u kopjua

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur gjendjen aktuale të rezervave të ujit në liqenet akumuluese, duke njoftuar se të dy liqenet ndodhen pranë nivelit maksimal të mbushjes.

Sipas të dhënave të publikuara nga kompania, Liqenit të Batllavës i mungojnë edhe 1.23 metra për të arritur nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa Liqenit të Badocit i mungojnë edhe 1.90 metra.

KRU “Prishtina” ka shfrytëzuar rastin për t'u bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të kujdesen për burimet ujore dhe të përdorin ujin në mënyrë të përgjegjshme.

“T'i ruajmë dhe mbrojmë burimet e ujit!”, thuhet në apelin e kompanisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026