Këto janë çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme
Biznes
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Këto janë çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme
NAFTI
Foto Ilustruese
16/04/2026 - 09:46
Linku u kopjua

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) bën të ditur se çmimet maksimale të lejuara për karburant për ditën e sotme.

MINT njofton se, çmimi i naftës ka pësuar një rënie të lehtë, duke zbritur nga 1.76 euro për një litër sa ishte një ditë më parë, sot në 1.75 euro për një litër, raporton KosovaPress.

Kjo ministri ka caktuar çmimin maksimal edhe për benzinë, ku ka shënuar ulje, nga 1.44 euro në 1.43 euro për një litër.

Ndërkaq, çmimi i gazit mbetet në 0.88 euro për një litër.

Pas sulmit të 28 shkurtit në Iran, çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar edhe në vendin tonë, ku çmimi për një litër naftë arriti ditë pare në 1.91 euro.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026