Këta janë të plagosurit nga të shtënat me armë në Llap
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Këta janë të plagosurit nga të shtënat me armë në Llap
pd
02/07/2026 - 15:53
Linku u kopjua

Deri më tani janë katër të plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën të enjten në mesditë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.

KosovaPress merr vesh se, të plagosurit janë Argjend Islami, Fidaim Zejullahu dhe Agim Xhemaji dhe Argjend Islami, rreth 25 vjeç, i cili, sipas informacioneve fillestare, ishte kalimtar i rastit në momentin kur u hap zjarri.

Drejtori i Qendrës Emergjente në QKUK, Naser Syla, tha se të lënduarit kanë plagë nga armë zjarri dhe po i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme.

Zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana ka konfirmuar më herët se rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit  janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Pllana për KosovaPress.

Pllana tha se aktualisht, njësitet policore po merren me veprimet hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026