ATK prezanton reformat tatimore të Kosovës në konferencën ndërkombëtare në Athinë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
ATK prezanton reformat tatimore të Kosovës në konferencën ndërkombëtare në Athinë
ATK12
25/05/2026 - 18:14
Linku u kopjua

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, së bashku me ëvendësdrejtorin Sami Salihu, morën pjesë në konferencën ndërkombëtare “Nga Reforma tek Rezultatet: Dëshmi mbi ndikimin e reformës në administratën tatimore”, e organizuar nga Autoriteti i Pavarur për të Ardhurat Publike në Greqi, në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Konferenca u mbajt në Athinë dhe mblodhi drejtues të administratave tatimore, ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve financiare nga vende të ndryshme të Evropës dhe rajonit, me fokus në transformimin institucional, digjitalizimin, përdorimin e inteligjencës artificiale dhe ndikimin e reformave në administratat tatimore.

“Në kuadër të sesionit “Renditja e reformave dhe qëndrueshmëria - Cilat zgjedhje në renditjen e reformave ishin më të rëndësishmet dhe pse? drejtori Mentor Hyseni prezantoi temën “Renditja e reformave dhe qëndrueshmëria - Ndërtimi i besimit, nxitja e rritjes”, ku ndau përvojën e Kosovës në procesin e reformimit të administratës tatimore, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të besimit me tatimpaguesit, avancimin e shërbimeve digjitale dhe krijimin e një administrate moderne, transparente dhe efikase.

Me këtë rast, drejtori Hyseni deklaroi se transformimi i administratës tatimore nuk matet vetëm me rritjen e të hyrave, por edhe me aftësinë për të ndërtuar besim, transparencë dhe shërbime moderne për tatimpaguesit. Vetëm përmes reformave të qëndrueshme dhe digjitalizimit mund të krijojmë një ambient që nxit zhvillimin ekonomik dhe forcimin e institucioneve.

Gjatë konferencës, përfaqësuesit e ATK-së zhvilluan gjithashtu takime me homologë dhe ekspertë ndërkombëtarë, ku u diskutuan praktikat më të mira për modernizimin e administratave tatimore dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar.

Pjesëmarrja e ATK-së në këtë forum ndërkombëtar paraqet një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e reformave institucionale, në përputhje me standardet moderne evropiane dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në administrimin tatimor”, thuhet nw njoftimin e Administratës Tatimore të Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026