Këshilli Gjyqësor i Kosovës iu jep sot epilog dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë
2-Second
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Këshilli Gjyqësor i Kosovës iu jep sot epilog dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë
Keshilli gjyqesor i Kosoves1
24/07/2026 - 08:54
Linku u kopjua

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mblidhet sot për ta shqyrtuar kërkesën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pas njoftimeve të gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqje të dorëheqjeve, raporton KosovaPress.

Haxhiu i kishte dërguar letër më 19 qershor kryesuesit të KGJK-së, Rrustem Thaqi, duke kërkuar t’i jepet epilog çështjes së dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafi mbështetës të komunitetit serb në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Ndërsa, Këshilli Prokurorial i Kosovës më 20 korrik refuzoi tërheqjen e dorëheqjeve të prokurorëve dhe stafit mbështetës serb brenda sistemit prokurorial, duke i dërguar tek u.d. e presidentes për lirim nga detyra.

Haxhiu një ditë më pas bëri të ditur se ka nënshkruar dekretet për lirim nga detyra të shtatë prokurorëve serb, të cilët kishin ofruar dorëheqjet më 2022.

Reaguan më pas shtetet e Quintit si edhe Bashkimi Evropian duke shprehur shqetësim.

“Kjo duket se nuk është në përputhje me ligjin, me procedurën e rregullt ligjore dhe me kërkesat e përgjithshme të sundimit të ligjit në Kosovë. BE-ja u bën thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të përmbahen nga veprimet që synojnë pengimin e riintegrimit të personelit gjyqësor serb të Kosovës”, thuhej në reagimin e BE-së. (KP)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026