Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit të ekstraduar nga SHBA për vrasje
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me inicialet D.LL.

I njëjti është arrestuar me urdhër arrest ndërkombëtar dhe është ekstraduar nga SHBA në Kosovë, nën dyshimin se më 12 korrik 2003, ka kryer veprën penale  vrasje, si dhe veprën penale mbajtja pa autorizim të armëve dhe municionit.

Prokuroria nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me rastin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024