Kërkimi pa fund për Besnikun...
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Kërkimi pa fund për Besnikun...
7 orë më parë
Linku u kopjua

“Shpresoj ka qenë i vdekur e jo i gjallë”, thotë Ibush Berisha sa herë flet për djalin e tij të zhdukur në luftën e viteve 1998-99.

Vajza, djali, gruaja, nëna... të gjithë të vdekur. Besnikun nuk ka lënë vend pa e kërkuar që 25 vjet, por pa rezultat.

Shtatëdhjetë vjeçari nga Bardhi i Madh rrëfen mes lotëve për natën e tmerrshme të 18 prillit të vitit 1999.

Në një intervistë për KosovaPress, ai tregon se si forcat ushtarake serbe i kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre, duke i urdhëruar të nisen në drejtim të Shqipërisë.

Pamjet e trishta të fëmijëve të zbathur e të zhveshur nuk do t’i largohen asnjëherë nga mendja.

Gati pas dy ditëve rrugë, pas mesnate kishin mbërritur në pikën kufitare në Qafë Morinë. Në zonë neutrale të kontrolluar nga ushtria serbe, siç tregon Berisha, e gjithë familja kishin rënë në minë.  

Nga ky shpërthim shpëtoi vetëm ai dhe Dritoni, djali i tij. Trupat e të tjerëve mezi u gjetën. Besnikun ende e kërkojnë.

Familja Berisha ishin vendosur në Kukës të Shqipërisë. Të nesërmen, 70-vjeçari kishte dalur për të kërkuar Besnikun, për të cilin nuk ka asnjë informacion për më shumë se dy dekada.

Nëna edhe gruaja u varrosën në Kukës, ndërkaq më vonë dy fëmijët në Kosovë.

Pas përfundimit të luftës, ata ishin familja e parë që u kthyen në fshat dhe prej atëherë po kërkojnë drejtësi për krimin e kryer nga ushtria serbe.

Në luftën e fundit në Kosovë mbi gjashtë mijë persona janë zhdukur. Prej tyre 1.600 vazhdojnë të jetë të pagjetur e më shumë se 800 mijë persona u zhvendosën gjatë viteve 1998-1999.

Kosova po vazhdon të kërkojë nga Serbia që të tregojë vendndodhjen e tyre, por pa sukses.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti tregon për KosovaPress se në cilat lokacione në Serbi është gërmuar gjatë vitit të kaluar.

Ndërkaq, brenda territorit të Kosovës është gërmuar në mbi 20 lokacione, ku janë identifikuar 34 persona.

Bekim Blakaj, i cili udhëheq Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë konsideron se nuk ka pasur progres gjatë vitit të kaluar.

Familjarët kërkojnë që ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë, thotë kryetari i Këshillit Koordinues të Familjarëve të Personave të Pagjetur, Ahmet Grajqevci.

Kosova synon që gjatë këtij viti të rikthehet në disa lokacione, ndërkohë pritet të fillojnë gërmimet në Istog e Mitrovicë.

Ibush Berisha nga Bardhi i Madh i bën thirrje institucioneve vendore që të trajtojnë me seriozitet çështjen e personave të pagjetur.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025