KPK-ja dhe ZKPSH-ja i reagojnë Sallahut për “komentet nxitëse”
Lajme
Lexohet për: 2 min.
EULEX sot prezanton raportin e monitorimit të drejtësisë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i kanë reaguar ndaj zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, pasi që ky i fundit ka shpërndarë një status në Facebook të drejtorit të Financave, Feim Kelmendi në kompaninë Telekomi i Kosovës. Drejtori Kelmendi dje e ka quajtur Prokurorinë Speciale “organizatë kriminale” pasi që ajo ka nisur hetime mbi disa kontrata. 

Sipas KPK-së dhe Zyra e Kryeprokurorit, cilësimi si 'organizatë kriminale' e Speciales krijon pasiguri për prokurorët dhe familjet e tyre sepse 'kanë përmbajtje jashtëzakonisht nxitëse, tendencioze, propaganduese dhe linçuese' ndaj kësaj prokurorie dhe prokurorëve të saj.

“KPK dhe ZKPSH, deklarojnë se në vend që Zëvendësministri Sallahu të angazhohet dhe të ketë përkushtim maksimal, vullnet dhe iniciativa të shtuara për ngritjen e kapaciteteve, përmes rritjes së buxhetit të sistemit prokurorial për vitin 2025, i njëjti vihet në ballë të sulmeve sistematike ndaj prokurorive, prokurorëve dhe tërë sistemin prokurorial, duke harruar detyrën dhe përgjegjësitë e tij për t’u marrë me çështjet e avancimit dhe të fuqizimit të kapaciteteve përmes ndarjes buxhetore, që do t’i plotësonin nevojat e domosdoshme për kryerjen e punëve, mungesa e të cilit krijon barriera dhe paraqet vështirësi të mëdha në realizmin e përgjegjësive institucionale”, thuhet në reagim.

Më tej thuhet se këto dy institucione të pavarura, deklarojnë se nuk do të ndalen asnjëherë para linçimit publik të eksponentëve të tillë politikë, të cilët kanë vënë në shënjestër Prokurorinë Speciale dhe janë vënë në ofensivë denigruese ndaj vlerave të përgjithshme të sistemit prokurorial, duke ndërhyrë paturpësisht në punën e pavarur të Prokurorit të Shtetit, e cila pashmangshëm bie në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024