Ndryshon numri i kërkesave për pajisje me pasaportë të Kosovës
Intervista
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Mbi 300 mijë qytetarë u pajisen me pasaportë të Kosovës vetëm nga janari deri në shtator të këtij viti. Numri më i madh i kërkesave ishte në tre mujorin e parë, pas vendimit që kosovarët mund te udhëtojnë pa viza drejt vendeve të zonës Shengen.

Sipas Agjencisë për Regjistrim Civil, numri i kërkesave ka rënë në muajt pasues.

Drejtori ARC-së, Blerim Camaj, thotë për KosovaPress se gjatë këtij nëntëmujori gjithashtu janë lëshuar edhe mbi 206 letërnjoftime.

"Tre mujori i parë ishte shumë, kërkesat ishin të mëdha, tani kërkesat janë më të ulëta. Jemi në atë suazën normale sikur në vitet e kaluara që ka qenë para liberalizmit të vizave", thotë Camaj.

Camaj thotë se nga janari deri në shtator janë regjistruar mbi 380 mijë automjete, derisa thekson se nga prilli regjistrimi është kushtëzuar me pagesën e gjobave.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

https://kosovapress.com/serbet-te-interesuar-per-tu-pajisur-me-dokumente-te-kosoves

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024