Kërcënimet ndaj deputetëve, Mexhiti: Askush nuk e nguc BDI, s’janë faktor
Lexohet për: 1 min.
32t32t3
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti ka reaguar pas raportimeve për kërcënime ndaj disa deputetëve të BDI-së opozitare.

Ai ka thënë se nuk beson se dikush i ka kërcënuar deputetët e BDI-së.

Kërcënohen disa deputetë të BDI-së • KosovaPress

“Mendoj se vetë i shkruajnë pastaj vetë i paraqesin në polici. Nuk i ka kërcënuar askush ata derisa kanë qenë në pozitë, tash nuk janë faktor që ta detyrojnë dikë për kërcënime. Nuk mund të pajtohen me faktin dhe i kuptoj se pas 20 viteve janë pjesë e opozitës. Por edhe një herë do të them se duhet t’i kushtohen vetes, duhet të reformohen, të dalin me ide të reja dhe jo më akrobacione të tilla politike, ku nëpër e-mail, kërcënojnë vetveten dhe e paraqesin në polici. Nuk i nguc askush, nuk janë faktor”, tha Mexhiti. /AlsatMk

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025