Kërcënimet e Vuçiq ndaj Kosovës, deputetja e LVV-së kërkon reagimin e BE-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, kërkon nga Bashkimi Evropian që të ndërmerr masa ndëshkuese ndaj Serbisë pas ngritjes së aktakuzës ndaj 45 të dyshuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Sipas saj, edhe kërcënimet e vazhdueshme të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ndaj Kosovës po bëhen për shkak të tolerancës të aleatëve perëndimorë. Kryeziu-Hyseni, e cila është edhe kryetare e komisionit parlamentar për punë të jashtme, thekson se nëse sot Vuçiq shpall Kosovën “territor nën pushtim” duhen veprime konkrete të BE-së pasi një gjë e tillë është dështim edhe i tyre.

Deputetja e mazhorancës për KosovaPress thotë se individë të caktuar në Bashkimin Evropian kanë pasur tendencë që mos të marrin masa ndëshkuese ndaj Serbisë, pavarësisht organizimit të sulmeve terroriste në Kosovë si dhe krijimit të vazhdueshëm të tensioneve në veri.

Sipas saj, shkak të tolerancës së BE-së, Vuçiq ka shtuar dozën e kërcënimeve ndaj Kosovës.

Deputetja e LVV-së konsideron se kërcënimet ndaj Kosovës po bëhen për shkak se Vuçiq ka humbur kontrollin në veri dhe se institucionet kanë shtrirë sovranitetin dhe ligjshmërinë në atë pjesë.

Duke folur për hapjen e urës së Ibrit, ajo thotë se ende ekziston gatishmëria e qeverisë për të ndërmarrë një veprim të tillë, por për shkak të specifikave kjo çështje duhet të diskutohet edhe në nivelin e institucioneve të sigurisë.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se do të marrë “masa serioze” ndaj Kosovës, ku sot në një konferencë për medie pritet t’i shpalosë të njëjtat.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024