Kërcen nga aeroplani një instruktor fluturimi, ia lë në dorë studentes ta ulë
Dëgjoje me zë...
Kërcen nga aeroplani një instruktor fluturimi, ia lë në dorë studentes ta ulë
Një instruktor fluturimi në Argjentinë humbi jetën pasi u hodh nga dera e një aeroplani në lëvizje, duke e lënë studenten e tij 22-vjeçare, Rosario, të detyrohej ta ulte vetë mjetin.
Sipas Prokurorisë Publike të Argjentinës, instruktori Leandro Andres Bertazzo, 42 vjeç, u gjet i vdekur pas incidentit të ndodhur të shtunën në Toledo, në pjesën qendrore të vendit.
Bertazzo ishte në bordin e një avioni të vogël Cessna 150 së bashku me studenten Rosario. Sipas dëshmisë së saj, instruktori i tha “e di çfarë duhet të bësh, vazhdo”, para se të hiqte kufjet dhe rripin e sigurimit, të hapte derën dhe të hidhej nga avioni.
Eduardo Alvarez, Drejtori i shkollës së fluturimit Flying Parrot Cordoba, ku punonte Bertazzo tha se nuk kishte asnjë shenjë se piloti po planifikonte një veprim të tillë, duke e cilësuar rastin si të pakuptueshëm dhe tragjik.
Studentja arriti ta ulte aeroplanin në mënyrë të sigurt, pavarësisht se ishte në gjendje shoku, ndërsa avioni nuk pësoi dëmtime, shkruan CNN, përcjell KosovaPress.
Bertazzo, i cili kishte përvojë të madhe si instruktor fluturimi dhe kishte punuar edhe në Kili, tani është nën hetim për të zbardhur rrethanat e sakta që çuan në vdekjen e tij.