Kearns në KiE alarmon për Serbinë: Armatosi anëtarët e grupit që kreu sulmin në Banjskë
Tjera
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kearns në KiE alarmon për Serbinë: Armatosi anëtarët e grupit që kreu sulmin në Banjskë
Kearns
24/06/2026 - 11:44
Linku u kopjua

Deputetja britanike e cila është anëtare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Alicia Kearns ka thënë se Serbia i ka armatosur anëtarët e grupit që ka kryer sulmin terrorist në Banjskë, ku ka mbetur i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, raporton KosovaPress.

Në videon të cilën e ka ndarë në rrjetin “X”, nga fjala e saj në Këshillin e Evropës Kearns shprehu në mbrojtje të qytetarëve të Serbisë, të cilët sipas saj, meritojnë zgjedhje të lira, një shtyp të lirë dhe një demokraci të çliruar nga korrupsioni dhe kapja e shtetit.

“Evropa nuk duhet ta kthejë shikimin nga ana tjetër ndërsa liritë demokratike po shkatërrohen”, shkruan ajo në X, transmeton KosovaPress.

Bazuar në tragjedinë e ndodhur në Novi Sad, Kearns përmendi protestat duke theksuar se 4 milionë njerëz dolën në rrugë.

Ajo alarmoi për mediat në Serbi duke theksuar se shtypi i lirë është një themel mbi të cilin ndërtohet demokracia. Sipas saj, mediat në Serbi po “çmontohen qëllimisht dhe në sy të publikut”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026