Katër të lënduar nga therja me thikë në Lipjan, dy persona arrestohen
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Katër të lënduar nga therja me thikë në Lipjan, dy persona arrestohen
Policia e Kosoves - automjeti - arkiv - ilustrim
29/05/2026 - 10:07
Linku u kopjua

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një sulmi me thikë që ka ndodhur të enjten mbrëma në Lipjan.

Sipas Policisë së Kosovës, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje, së bashku me tre persona të tjerë që janë larguar nga vendi i ngjarjes, kanë sulmuar fizikisht katër viktima.

Policia bën të ditur se gjatë sulmit është përdorur një mjet i mprehtë, përkatësisht thikë.

Si pasojë e incidentit, njëri nga të dyshuarit dhe dy nga viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tre personave të tjerë të përfshirë në rast po vazhdojnë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026