Balta në çizme, ADN-ja në fitilin ndezës – Kodraliu tregon provat e FBI-së dhe Italisë për terroristin e “Ibër-Lepencit”
Siguri
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Balta në çizme, ADN-ja në fitilin ndezës – Kodraliu tregon provat e FBI-së dhe Italisë për terroristin e “Ibër-Lepencit”
seanca-1
09/07/2026 - 16:12
Linku u kopjua

Janë ekspertizat e Byros Federale të Hetimeve të SHBA dhe ato të Policisë Shkencore të Romës, që po dëshmojnë lidhjen e tre të akuzuarve për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit.

Në to,  sipas prokurorit Bekim Kodraliu, u trajtuan mostrat e baltës dhe të dheut të marra nga çizmet e të akuzuarit Jovan Viçentijeviqit dhe ato janë krahasuar me mostrat e dheut të siguruar në vendin e ngjarjes por edhe të tri vendeve të tjera të ndryshme, me qëllim që të vërtetohet saktësia e baltës.
Kjo, derisa u trajtua edhe ADN-ja e gjetur në fitilin ndezës të eksplozivit.

Kështu u bë me dije në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës, të enjten.

“Ndër provat që do të prezantohen para jush, që konsiderojmë se kanë një rëndësi të veçantë të besueshmërisë, është edhe raporti i ekspertizës i mostrave të dheut të realizuara nga laboratorët federalë të shteteve të bashkuara të Amerikës. Ekspertët e FBI-së kanë analizuar mostrat e baltës dhe të dheut të marra nga çizmet e të pandehurit Jovan Vićentijević dhe ato mostra i kanë krahasuar me mostrat e dheut të siguruara në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe në tre vende të tjera të ndryshme me qëllim që të vërtetohet saktësia e baltës së gjetur në çizmet e të pandehurit. Konkluzioni i ekspertëve të FBI-së ka konstatuar se mostrat e çizmeve të të pandehurit për dallim nga tre vendet e tjera, nuk paraqesin dallime për nga ngjyra, struktura, përbërja minerale dhe karakteristika të tjera fizike të dheut të marrë në vendin e ngjarjes me dheun dhe baltën që është gjetur në çizmet e të pandehurit. E që do të vërtetohet para jush se pandehurit kanë qenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në sulmin terrorist”, tha ai, raporton KosovaPress.

Tutje, Kodraliu tha se kjo gjendje do të vërtetohet edhe nga raportet e ekzaminimit të pajisjeve elektronike, komunikimet mes personave të ndryshëm dhe të akuzuarve, fotografimi dhe incizimi i objekteve të KFOR-it në brendësi të tij, fotografimi i Njësisë Speciale të Kosovës por edhe bazuar në video-incizime të Viçentijeviqit më uniforma ushtarake serbe.

Për Kodraliun, fajtor për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit është pikërisht Viçentijeviqi, pasi tha se raporti i shërbimit të policisë shkencore në Romë ka treguar se gjurmët e ADN-së së serbit janë gjetur në fitilin ndezës të eksplozivit në vendin e ngjarjes.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026