Kastrioti dominon Kampionatin e Kosovës në Çiklizëm 2026
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kastrioti dominon Kampionatin e Kosovës në Çiklizëm 2026
Kampionati i Kosovës në Çiklizëm 2026 është përmbyllur me garën rrugore, ku ekipi i Kastriotit nga Ferizaj ka dominuar plotësisht konkurrencën, raporton Federata e Çiklizmit e Kosovës.
Pas një itinerari të gjatë prej mbi 105 kilometrash me ngjitje të vështira, Blerton Nuha (Kastrioti) u shpall kampion i Kosovës në kategorinë elitare për meshkuj, ndërsa podiumi u kompletua nga shokët e tij të skuadrës dhe rivalët nga klubet tjera.
Në garën e femrave, Enilda Zeqiri (Kastrioti) mbrojti titullin e kampiones së Kosovës, duke konfirmuar formën e saj të mirë gjatë sezonit.
Kastrioti ishte skuadra më e suksesshme e kampionatit, duke kontrolluar ritmin e garës dhe duke siguruar disa tituj në kategoritë kryesore, në një nga garat më të forta të sezonit 2026 në çiklizmin kosovar.
KosovaPress