Kasami: Nesër fillojnë negociatat për qeverinë e re VMRO DPMNE-VLEN
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Bilall Kasami nga VLEN ka bërë të ditur se nesër nisin negociatat për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut ndërmjet VMRO DPMNE dhe koalicionit VLEN. Sipas Kasamit, në zgjedhjet e sotme parlamentare ka ndikuar edhe mërgata që kanë ardhur për të votuar. “Koalicioni VLEN është fitues absolut te shqiptarët. Kjo është si rezultat i ardhjes së mërgimtarëve tanë. Prandaj i them 100 mijë herë “faleminderit, faleminderit, faleminderit të gjithë atyre që erdhën dhe bënë edhe një herë ndryshimin në atdhe,” tha Kasami duke shtuar se dallimi final ndërmjet VLEN dhe Frontit Evropian të BDI-së nuk do të jetë më shumë se 10 mijë vota, raporton AlsatMk. Aktualisht Fronti Evropian ka 14.42 për qind të votave ose 115.111 vota, ndërsa koalicioni VLEN ka 11.38 për qind ose 90.850 vota. Diferenca në vota është 24.261 vota nga 80.05 për qind të votave të numëruara nga KSHZ.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
41
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024