Kasaforta me para dhe stoli ari zhduket nga një shtëpi në Graçanicë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kasaforta me para dhe stoli ari zhduket nga një shtëpi në Graçanicë
policia-e-kosoves-naten
Foto Ilustruese
14/04/2026 - 12:33
Linku u kopjua

Persona të panjohur dyshohen të kenë hyrë në një shtëpi në kompleksin Marigona Residencë  në Graçanicë ku dyshohen të jenë vjedhur kasaforta në të cilën kishte para të gatshme, disa orë dhe disa stoli ari.

”Ankuesi mashkull shtetas i Turqisë, ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte para të gatshme dhe disa orë dhe stoli ari”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas raportit 24 orësh, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori ku rasti është nën hetime.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026