Policia e Kosovës ka goditur një rrjet të dyshuar të trafikut të drogës, duke sekuestruar mbi një kilogram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në një aksion të koordinuar me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.
Operacioni është realizuar pas sigurimit të informatave operative për një dërgesë të dyshuar përmes postës, me ç’rast në bashkëpunim edhe me Doganën e Kosovës janë ndërmarrë veprime hetimore dhe operative.
Një person është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe, me vendim të prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë, ndërsa si prova materiale janë sekuestruar droga dhe një telefon mobil.
Njoftimi i plotë:Policia e Kosovës sekuestron marihuanë në një aksion të koordinuar
Prishtinë, 06 maj 2026
Gjatë zbatimit të planit taktik, rreth orës 12:20, në rrugën Prishtinë–Prizren, në Llapushnik është ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore, ku gjatë kontrollit është gjetur një pako që përmbante substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Si prova materiale janë sekuestruar mbi 1 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, si dhe një telefon mobil.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e dukurive kriminale, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për garantimin e sigurisë publike dhe sundimit të ligjit.