Kapen armë e municion në Zubin Potok, ishin fshehur në stallët e lopëve
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kapen armë e municion në Zubin Potok, ishin fshehur në stallët e lopëve
Tri armë dhe sasi municioni e eksplozivi, bashkë me pajisje të tjera luftarake, janë gjetur në tri lokacione në Zubin Potok, të dielën.
Dy prej objekteve, ishin stalla ushqimi për bagëti, ndërsa i treti objekt i pabanuar, transmeton KosovaPress.
Në stallën e parë, janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë zjarri, pesë karikatorë të armës se gjatë me 151 fishekë, pjesë të uniformës së kamufluar si dhe bateri ndriçuese.
Në të dytën, një armë zjarri, 74 fishekë të kësaj arme dhe 254 fishekë të armës së gjatë.
Ndërsa në objektin e tretë, u gjetën dhe sekuestruan, një pushkë dhe një bajonetë e kësaj arme, 11 fishekë të së njëjtës armë, 33 fishekë të armës së gjatë, dy makina që shërbejnë për mbushjen e fishekëve të armës së gjuetisë, rreth 200 gramë barut si dhe 2 kg me sfera (thashme) për mbushjen e fishekëve të armës.
Lidhur me të trija rastet po kryhen hetime nga ekipet relevante policore.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.