Kane pas humbjes ndaj Anglisë: Na duhet të gjejmë atë pjesë që na mungon në fazat e vonshme të turneut
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kane pas humbjes ndaj Anglisë: Na duhet të gjejmë atë pjesë që na mungon në fazat e vonshme të turneut
New Project - 2026-07-15T233726.577
15/07/2026 - 23:41
Linku u kopjua

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka folur për BBC pas humbjes së dhimbshme 2-1 ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Botërorit.

Ndonëse i zhgënjyer nga eliminimi, sulmuesi anglez theksoi se skuadra po i afrohet gjithnjë e më shumë trofeut të madh.

"Kemi pasur shumë momente të mira në këtë turne, shumë ndeshje të mira dhe arritëm një tjetër gjysmëfinale. Ne po trokasim në derë, jemi afër, thjesht na duhet të gjejmë atë pjesë që na mungon në fazat e vonshme të turneut," u shpreh Kane.

Ai pranoi se turne të tillë kërkojnë një konsum të jashtëzakonshëm fizik dhe mendor, duke shtuar se skuadra tregoi karakter të fortë gjatë gjashtë apo shtatë javëve të fundit, por se në fund u mungoi vetëm detaji i fundit për të shkruar historinë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026