Kamberi niset drejt Uashingtonit: Lugina e Preshevës hyn në vëmendjen institucionale të SHBA-së
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kamberi niset drejt Uashingtonit: Lugina e Preshevës hyn në vëmendjen institucionale të SHBA-së
Kamberi-050126
03/02/2026 - 16:58
Linku u kopjua

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se është nisur drejt Uashingtonit në atë që e cilëson si një moment vendimtar për shqiptarët e Luginës së Preshevës, transmeton KosovaPress.

Kamberi thekson se pas miratimit të rezolutës H.R. 6411 – Presheva Valley Discrimination Assessment Act (Akti i Vlerësimit të Diskriminimit në Luginën e Preshevës), të sponsorizuar nga kongresisti amerikan Keith Self (R–Texas), çështja e Luginës së Preshevës ka hyrë përfundimisht në vëmendjen institucionale të Shteteve të Bashkuara.

Sipas tij, gjatë qëndrimit në Uashington do të zhvillohen angazhime të drejtpërdrejta me Departamentin e Shtetit dhe Kongresin amerikan, në takime ku pritet të formësohet qasja e SHBA-së ndaj Luginës së Preshevës.

“Pas miratimit të H.R. 6411 - Presheva Valley Discrimination Assessment Act (Akti i Vlerësimit të Diskriminimit në Luginën e Preshevës), të sponsorizuar nga Kongresisti Keith Self (R. Texas), Lugina ka hyrë përfundimisht në vëmendjen institucionale të Shteteve të Bashkuara. Në Uashington do të angazhohemi drejtpërdrejt me Departamentin e Shtetit, Kongresin Amerikannë takime që formësohet qasja amerikane ndaj Luginës. Mesazhi është i qartë: diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve të Luginës nuk është më çështje periferike- është çështje e të drejtave të njeriut dhe e demokracisë”, shkruan Kamberi në Facebook.

Ai ka shprehur falënderime të veçanta për Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me në krye Joe DioGuardi, organizatën Albanians for America (Shqiptarët për Amerikën), Gino Mulliqin, shqiptarët e Teksasit, Këshillin Kombëtar Shqiptar, si dhe për Qeverinë e Kosovës, për mbështetjen e dhënë në këtë proces të përbashkët avokimi për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

https://kosovapress.com/kongresisti-self-ngrit-ceshtjen-e-diskriminimit-ndaj-shqiptareve-ne-lugine


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026