Kallëzim penal ndaj ministres serbe Paunoviq, kërkohet përfshirja e INTERPOL-it
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Kallëzim penal ndaj ministres serbe Paunoviq, kërkohet përfshirja e INTERPOL-it
Gent Gjini
17/07/2026 - 15:15
Linku u kopjua

Avokati Gent Gjini ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres serbe, Snezhana Paunovic, në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Ai kërkoi që të përfshihet edhe faktori ndërkombëtarë si INTERPOL dhe ti lëshohet fletarrest ndërkombëtarë.

“Ky veprim i saj neve na shqetëson sepse duhet ditur që kjo ministre është në qeverinë aktuale. Kjo na cenon neve. Duhet domosdoshmërisht të involvohet dhe faktori ndërkombëtarë si INTERPOL, dhe ndaj kësaj ministre të pandergjefjshme e sovenishe të inicohet procedure e fletarrestit ndërkombëtarë dhe në momentin e kapjes së saj, ne do kërkojmë ndihmë edhe nga misioni i OKB-së dhe NATO, sepse duke ditur që ajo flet për spastrim etnik ndaj shqipatrëve, duhet ditur se NATO na ka ccliruar nga spastrimi etnik gjahkatare i Millosheviqit”, tha Gjini.

Sipas tij deklarata e saj, përveç që është shqetësuese rrezikoj edhe misionin e NATO-s në Kosovë. Po ashtu ai kërkon edhe dorëheqjen e saj nga pozita e ministres.

“Deklarimi i saj le që na shqetëson ne, por na rrezikon si popullatë, na kthen në ato kujtime e këqija serbe, të cilët kanë bërë spastrim etnik. Nga ana tjeter e rrezikon edhe misionin e NATO-s, sepse këtu është paqeruajtës dhe vet deklarimi i saj duhet të jetë kambanë për misionin e OKB-së. Edhe NATO duhet të brengoset pasi që ende siguria jonë është në duar te saj. Kjo ministre duhet të jap dorëheqjeje dhe të bëjë presion diplomatik evropian dhe me gjërë. Kam parë dje në deklarim se ka kërkuar falje presidentit Vuçiq dhe qeverisë se saj, por për shqiptarët nuk ka kërkuar falje”, tha Gjini.

Për vendimin e ministrisë së punëve të brendshme, që ka shpallur të njëjtën non hrata, avokatit Gjini i duket qesharake.

“Republika e Kosovës ka marrë një nismë ligjore për ta shpallur non grata, kjo është qesharake në raport me pasojat çka paraqet për ne si popull dhe që cenon rendin kushtetues dhe publik... Unë do të kërkoj që Prokuroria Speciale të aktivizohet, të kërkoj ndihmën e FBI dhe INTERPOL dhe e njëjta të kapet sa me parë”, tha ai.

Ndërkaq vetë Paunoviq, për këto deklarata skandaloze i ka kërkuar falje Vuçiqit, por jo shqiptarëve.

Ndërkohë, deklaratat e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës erdhën gjatë një emisioni për Kuririn serb, fundjavën e kaluar.

KosovaPress ka raportuar të hënën për deklaratat fashiste të saj, nërsa prej atëherë kanë reaguar edhe akterë politikë në rajon e më gjerë.

Të enjten, është dorëzuar edhe kërkesa zyrtare për shkarkimin e saj nga pozita e ministres në Serbi.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026