Ka shumë mjegull”, Haziri kërkon që Kurti të raportojë në Kuvend për dialogun
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ka shumë mjegull”, Haziri kërkon që Kurti të raportojë në Kuvend për dialogun
haziri
10/04/2026 - 13:10
Linku u kopjua

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka thirrur për raportim kryeministrin Albin Kurti në lidhje me dialogun me Serbinë, si dhe marrëveshjen për zbatimin e ligjit për të huajt dhe atë për automjete.

Haziri, në foltore të Kuvendit të Kosovës, gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës, tha se ka shumë mjegull për marrëveshjen për këto ligje me ndërmjetësin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen.

“Kryeministri i Republikës duhet t’i subordinohet Kuvendit dhe me marrë me na njoftu për marrëveshjen me zotërin Sorensen për marrëveshjen për arsimin dhe shëndetësinë për komunitetin serb. Me çka ka të bëjë dhe cila është baza, pasi ka pakënaqësi të madhe te qytetarët... A është duke implementuar marrëveshjen Kurti-Vuçiq apo diçka tjetër është çështje që duhet të shpjegojë”, tha ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026