“Jemi mbretër së bashku”, Emery paralajmëron epokë të re te Aston Villa
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Jemi mbretër së bashku”, Emery paralajmëron epokë të re te Aston Villa
Emery
21/05/2026 - 08:19
Linku u kopjua

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, ka deklaruar se triumfi në finalen e Europa League ndaj Freiburgut mund të jetë vetëm fillimi i një periudhe të suksesshme për klubin anglez. Aston Villa triumfoi me rezultat 3:0 në finalen e zhvilluar në Stamboll, duke fituar trofeun e parë madhor pas 30 vitesh.

Skuadra e Emeryt dominoi finalen falë golave të Youri Tielemans, Emiliano Buendía dhe Morgan Rogers, ndërsa trajneri spanjoll fitoi trofeun e pestë në karrierë në këtë kompeticion, duke forcuar reputacionin e tij si një nga specialistët më të mëdhenj të Europa League.

Pas ndeshjes, Emery u shpreh se nuk dëshiron të ndalet me kaq dhe se ekipi i tij duhet të vazhdojë të synojë nivelet më të larta të futbollit evropian. “Ne jemi mbretër së bashku”, deklaroi ai, duke theksuar se suksesi erdhi falë punës kolektive të klubit dhe lojtarëve.

Ky sukses konsiderohet historik për Aston Villën, që rikthehet në elitën evropiane pas dekadash të vështira. Emery e mori drejtimin e klubit në vitin 2022, kur skuadra luftonte në fundin e tabelës në Premier League, ndërsa tani e ka shndërruar në fituese të Europa League dhe pjesëmarrëse të rregullt në garat evropiane.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026