Japonia goditet nga tërmeti
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Japonia goditet nga tërmeti
Tërmet Turqi
Foto Ilustruese
26/06/2026 - 07:34
Linku u kopjua

Japonia është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.8 ballë, të premten, në ora 12:46 të mesditës sipas kohës lokale. Ndërsa nuk ka raportime për viktima ose dëme të konsiderueshme.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti kishte epiqendrën e tij në prefekturën Chiba në një thellësi prej rreth 50 kilometrash (31 milje), raportoi Agjencia e Lajmeve Kyodo.

Dridhjet e tokës goditën prefekturën Chiba të Japonisë, duke tronditur zonat pranë Tokios, por nuk shkaktoi paralajmërim për cunami, sipas autoriteteve japoneze dhe Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, transmeton AA, përcjell KosovaPress.

Agjencia regjistroi një intensitet maksimal sizmik prej 4 ballë në shkallën shtatë-nivelëshe të Japonisë.

Studim Gjeologjik i SHBA-së raportoi gjithashtu tërmetin me magnitudë 5.8 ballë, duke e vendosur epiqendrën rreth 4 kilometra (2.48 milje) në jug-juglindje të Yokoshibas në një thellësi prej 56 kilometrash (34.7 milje).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026