Tensionet rreth finales së Kupës së Kosovës mes Ferizajit dhe Dukagjinit nuk ishin të papritura, pasi pakënaqësitë e klubit ferizajas ndaj referit kishin filluar të artikuloheshin publikisht edhe para ndeshjes. Kritikat për vendimet e gjyqtarit dhe dyshimet për ndikime në rezultatet e fundit kishin ngritur tashmë një klimë mosbesimi, e cila kulmoi në përballjen vendimtare.
Kjo ishte deklarata e presidentit të Ferizajit, Lulzim Abazi, dhënë për KosovaPress një ditë para finales ndaj Dukagjinit një paralajmërim i drejtpërdrejtë për atë që klubi e konsideronte si padrejtësi në referim nga gjyqtari Burim Jahmurataj.
Ngjarjet në finalen e mbrëmshme duket se vetëm sa i kanë përforcuar këto pretendime. Skuadra e Ferizajit reagoi ashpër pas ndeshjes, duke drejtuar kritikat kryesisht ndaj gjyqtarit Genc Nuza.
Në një postim në faqen zyrtare, klubi ferizajas shkroi: “Genc Nuza, urime Kupa e Kosovës. Turpi ndryshe nuk është! Ne medalje nuk marrim”.Situata u përkeqësua edhe më tej pas një rasti të diskutueshëm në zonë, ku Ferizaj kërkoi penallti, por gjyqtari nuk e akordoi dhe nuk e rishikoi rastin në VAR.Në vazhdim, kapiteni i Ferizajit, Haxhimusa, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua, duke çuar në eskalimin e plotë të situatës.
Pas rreth 10 minutash ndërprerje, Ferizaj u rikthye në fushë për ta përfunduar ndeshjen, por reagimi pas saj tregon se pakënaqësia ndaj referit mbetet e thellë. Ende nuk ka një sqarim të detajuar për vendimin e klubit që të mos i pranojë medaljet, ndërsa priten reagimet e institucioneve përkatëse lidhur me incidentet në finale.