Policia gjen arsenal armësh në Leposaviq, sekuestrohet edhe një xhaketë me mbishkrimin e Serbisë (Foto)
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Policia gjen arsenal armësh në Leposaviq, sekuestrohet edhe një xhaketë me mbishkrimin e Serbisë (Foto)
xhaketa-900-600
30/06/2026 - 15:24
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka konfiskuar armë, municion dhe pajisje të ndryshme gjatë kontrolleve të zhvilluara në dy shtëpi të pabanuara në fshatin Potokmali të Leposaviqit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, më 29 qershor, rreth orës 15:15, në njërin nga lokacionet e kontrolluara janë gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë, dy krehër me 20 fishekë, dy kuti me sfera metalike për armë gjuetie, si dhe një makineri për mbushjen e fishekëve të armëve të gjuetisë.

Vetëm pak minuta më vonë, rreth orës 15:30, gjatë kontrollit në një tjetër shtëpi të pabanuar në të njëjtin fshat, policia ka sekuestruar një revole me karikator dhe pesë fishekë, gjashtë krehër me gjithsej 56 fishekë, një radiolidhje me adapter, një kuti plastike me municion për armë gjuetie, 22 kapsulla, vaj për armë, një fishek për armë gjuetie, pjesë plastike me barut, një thikë dhe një këllëf për revole.

Gjatë kontrollit është gjetur edhe një xhaketë ushtarake me mbishkrimin e Serbisë.

Lidhur me të dy rastet është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet po vazhdojnë nën dyshimin për veprën penale "Armëmbajtje pa leje".

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh në veri të vendit ku Policia e Kosovës zbulon armatim dhe pajisje të paligjshme. Më 22 qershor, gjatë kontrolleve në tri lokacione në Zubin Potok, ishin sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026