Gyökeres shënon nga pika e bardhë në fund të pjeses së parë
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gyökeres shënon nga pika e bardhë në fund të pjeses së parë
New Project - 2026-04-29T184639.307
29/04/2026 - 21:48
Linku u kopjua

Arsenal ka arritur të zhbllokojë shifrat pikërisht në fundin e pjesës së parë të gjysmëfinales ndaj Atlético Madrid, duke marrë një avantazh të artë në "Metropolitano".

Ishte minuta e 44-të kur sulmuesi në top-formë, Viktor Gyökeres, u tregua i gjakftohtë nga pika e bardhë, duke e dërguar topin në cepin e majtë të portës, i paarritshëm për Jan Oblak.

Penalltia u fitua vetëm një minutë më parë, pas një ndërhyrjeje të ashpër të David Hancko brenda zonës, një gabim fatal që i dha mundësinë "Topçinjve" të shkojnë në pushim me rezultatin 0-1 në favor të tyre.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026