Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, iu bashkua guvernatorëve e ministrave në takimin për Perspektivën ekonomike rajonale, udhëhequr nga Alfred Kammer, drejtor i Departamentit evropian në Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili përmbylli takimet pranverore 2024 në Uashington. Takimi ofroi një platformë të çmuar për diskutimin e çështjeve të rëndësishme ekonomike dhe financiare dhe për të nxitur bashkëpunimin midis shteteve evropiane.
Prezantimi i Alfred Kammer "Soft Landing in Crosswinds for a Lasting Recovery" nga Perspektiva Rajonale Ekonomike, nxori në pah sfidat dhe mundësitë që përballet rajoni, duke ofruar njohuri për perspektivën ekonomike. Guvernatorët dhe ministrat nga Evropa u informuan mbi perspektivat makroekonomike dhe zhvillimet e fundit në sektorin financiar, duke shkëmbyer pikëpamje të gjera dhe rekomandime mbi trajektoren ekonomike të rajonit.