Ismaili: BQK-ja është duke ndërmarrë veprime për të plotësuar kriteret për anëtarësim në SEPA
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili mori pjesë në Ministerialin në kuadër të Procesit të Berlinit "BP6 drejt Zonës së Vetme të Pagesave të Bashkimit Evropian (SEPA)", i cili në Tiranë mblodhi Ministrat dhe Guvernatorët e bankave qendrore të Ballkanit Perëndimor.

Në njoftim thuhet se guvernatori Ismaili gjatë këtij takimi të nivelit të lartë, ku ishin prezent përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe akterë të tjerë të institucioneve financiare ndërkombëtare, prezantoi aktivitetet e ndërmarra nga BQK-ja dhe ato në proces që mundësojnë anëtarësimin Republikës së Kosovës në skemën SEPA, duke nënvizuar përfitimet ekonomike dhe financiare.

Sipas Guvernatorit Ismaili, BQK-ja është duke ndërmarrë veprime drejt avancimit dhe përafrimit të legjislacionit dhe infrastrukturës, për të plotësuar kriteret për anëtarësim në SEPA, në pajtim me objektivat e Planin Strategjik 2024-2028.

“I pari i BQK-së nënvizoi se zhvillimi i sistemit kombëtar të pagesave të shpejta “instant” dhe me objektivin final lidhjen me sistemin TIPS, do të kanë ndikim të rëndësishëm në ekonominë, veçanërisht për lëvizjen e lirë të kapitalit me partnerin më të madh të Kosovës, Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatë.

Në kuadër të këtij takimi ndërkombëtar, vendet e Ballkanit Perëndimor u zotuan të ndërmarrin hapa konkret drejtë plotësimit të kritereve për anëtarësim në SEPA, i cili do të lehtësonte tregtinë në të gjithë rajonin dhe me BE-në, duke mbështetur lëvizjen e kapitalit, aktivitetin ekonomik dhe një sistem inovativ, të sigurt dhe efikas të pagesave.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025