Irani dëshiron që forcat amerikane dhe izraelite të “ndalojnë menjëherë armiqësitë e tyre, veçanërisht shënjestrimin e udhëheqjes së lartë iraniane”, si dhe tërheqjen “pa kushte” të “afatit” të vendosur nga presidenti amerikan Donald Trump lidhur me Ngushticën e Hormuzit, kanë thënë burime zyrtare pakistaneze për Anadolu, duke konfirmuar se një propozim për armëpushim i është përcjellë Teheranit, përcjellë KosovaPress.
“Irani i ka komunikuar Islamabadit se do ta shqyrtojë propozimin vetëm nëse SHBA-ja dhe Izraeli ndalojnë menjëherë të gjitha llojet e armiqësive kundër Iranit, përfshirë shënjestrimin e udhëheqësve të lartë ushtarakë dhe civilë”, thanë burime të njohura me zhvillimet, duke kërkuar të mbeten anonime për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.