Në Klinikën e Kardiologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës sot është përuruar transformimi në vlerën 1.5 milionë euro investim do të përmirësojnë kushtet e trajtimit për pacientët sidomos në aspektin e diagnostikimit.
Në përurim të këtyre renovimeve mori pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti i cili tha se ky investim prek drejtpërdrejtë jetën dhe shëndetin e qytetarëve, raporton KosovaPress.
“Investimi arrin vlerën prej 1.5 milion euro, ndërkaq kapacitetet e trajtimit do të rriten ndjeshëm. Nga mbi 4,000 ndërhyrje në vit siç ka qenë deri më tani, synimet janë që të arrihet kapaciteti deri në 8,000 ndërhyrje në vit.. përveç kësaj do të zvogëlohen edhe listat e pritjes investimi përfshinë e he investimet të rëndësishme infrastrukturore”, tha ai.
“Para disa muajsh kur ka filluar renovimi i kësaj pjese që e patë, tani ka mbaruar. Kemi filluar me renovimin e njësisë gjysmë-intensive, e cila po ashtu do të mbarojë gjatë këtij viti, për të vazhduar pastaj edhe me katin e dytë ku gjenden pacientët kronikë të kardiologjisë dhe në këtë mënyrë po japim vëmendjen e duhur një nga klinikave më të rëndësishme në sistemin tonë shëndetësor, Klinikës së Kardiologjisë, pasi që pjesa më e madhe e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së pacientëve në Kosovë, ashtu si edhe në botë, është nga sëmundjet kardiovaskulare...pas renovimit kjo klinik do të ketë kushte optimale për pacientët duke shtuar numrin e atyre që diagnostikohen dhe trajtohen në këtë klinik duke përmirësuar kushtet e trajtimit në këtë klinik e mbi të gjitha duke përmirësuar kushtet e mjekëve”, tha ai.
Ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz tha se investimet e tilla po shpëtojnë jetë.
“Janë duke u ndërmarrë masat për këtë dhe kemi persona përgjegjës e procese për këtë çështje edhe nga Komuna e Prishtinës por në të njëjtën kohë janë drejtorë e klinikave dhe drejtori i QKUK-së që mund të jap përgjigje për këto gjëra besoni unë jam vetëm kryeministër i Kosovës nuk jam edhe drejtori i QKUK dhe i secilës klinik të saj”, deklaroi ai.