Intervistohet nga Prokuroria, Thaçi: Ma përgatitën rivalët e mi politik
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Intervistohet nga Prokuroria, Thaçi: Ma përgatitën rivalët e mi politik
Halil Thaci
15/07/2026 - 11:51
Linku u kopjua

Kryetari i komunës së Obiliqit, Halil Thaçi është intervistuar nga Prokuroria Speciale për shpronësime në fshatin Shipitullë dhe Hade, ku siç tha ai, është intervistuar si dëshmitar.

Sipas tij, kjo është një temë e përgatitur nga rivalët e tij politik.

“Është një temë e përgatitur moti nga rivalët e mi politik, më kanë përfshi në shpronësimet në fshatin Shipitullë, jam i kënaqur që prokuroria ka filluar të merret me këtë çështje, dhe i bëj thirrje që ta hetojë deri në fund. Është e vërtetë që unë kam biseduar me qytetarë, vazhdoj të bisedoj, të ngreh çështjen e tyre. Banorët e fshatit Shipitullë dhe Hade, janë të diskriminuar dhe sigurisht që gjendja e tyre për jetë është e pamundshme atje. Andaj unë edhe sa kam qenë në kuvend dhe sot në cilësinë e kryetarit nga këtu i bëj thirrje qytetarëve se do më kenë gjithmonë gardian për mbrojtjen e te drejtave”, tha ai për media pas përfundimit të intervistimit.

Ai tha se është intervistuar nga Prokuroria si dëshmitar.

“Si dëshmitar më pyetën për çdo gjë dhe për çkado që unë di, do t’i përgjigjem prokurorit”, tha ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026