“Intervista e Hoxhës u deformua”, Rama: Italia atë që kërkon e merr nga Shqipëria
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Intervista e Hoxhës u deformua”, Rama: Italia atë që kërkon e merr nga Shqipëria
Edi ramaaaaa
13/05/2026 - 18:33
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar mbi artikullin e publikuar një ditë më parë nga gazetari Eddy Wax i Euractiv për deklaratën e bërë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha në lidhje me marrëveshjen e emigrantëve Shqipëri-Itali.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama iu drejtua gazetarit duke deklaruar se citimi i shkurtuar nga fjala e ministrit Hoxha ishte çorientues dhe mund të përdorej nga kushdo me një interes ideologjik të caktuar.

“I dashur Eddy Wax, e kuptoj që është argëtuese të krijohet një histori “Edi kundër Eddy”, por këtu realisht nuk ka vend për një gjë të tillë, sepse së pari, unë nuk u ankova për Edi-n tjetër, dhe së dyti, tani që ti me bujari publikove transkriptin e plotë, është krejtësisht e qartë se citimi i shkurtuar ishte mjaftueshëm çorientues që kushdo me një interes ideologjik të caktuar ta përdorte sipas dëshirës së vet”, shkruan Rama.

Kryeministri sqaron se me gazetarin nuk ka asnjë hatërmbetje, teksa thekson se çfarë Italia kërkon nga Shqipëria e merr.

“Por sinqerisht, aspak hatërmbetje. Njëri Eddy duhet të bëjë atë që dëshiron, dhe Edi tjetër duhet ta durojë atë. Në fund të fundit, thelbi mbetet i pandryshuar: Çfarë Italia kërkon nga Shqipëria, Italia e merr nga Shqipëria”, shkruan Rama.

Një ditë më parë, ministri Hoxha u pyet mbi mundësinë e rinovimit të protokollit pas përfundimit të periudhës fillestare pesëvjeçare në lidhje me marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë, duke u përgjigjur se deri atëherë Shqipëria mund të jetë shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe situata mund të jetë ndryshe. Ndërkohë që Euractiv publikoi pak momente më vonë shkrimin e gazetarit Eddy Ëax sipas të cilit “Shqipëria nuk do ta zgjasë marrëveshjen e migracionit me Italinë përtej vitit 2030”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026